Nënkryetarja e LDK-së: Qëllimi s’është pushteti por rikthimi i dikurshëm

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Shqipe Mjekiqi, ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, si dhe për reformat në LDK.

Mjekiqi në një intervistë për Gazetën Blic, tha se qëllimi i Lidhjes Demokratike s’është pushteti por rikthimi i dikurshëm.

“Do të angazhohemi maksimalisht për zgjedhjet lokale, pra do të mundohemi t’i gjejmë kandidatët më të mirë, porse duhet thënë diçka, synimi i LDK-së nuk është pushteti, por rikthimi i namit të dikurshëm, pra ai qëndrimi karshi popullit”.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ka marrë rezultat dhe aq të mirë.

Subjekti politik më i vjetër në vend është renditur i treti me 13 përqind.

Si pasojë e rezultatit jo të mirë nga pozita e kryetarit pati dhënë dorëheqje Isa Mustafa.

Lidhja Demokratike mbajti Kuvendi Zgjedhor ku si prijës i partisë për dy vitet e ardhshme u zgjodh Lumir Abdixhiku.