Një i vdekur e 17 raste të reja me COVID-19

Një grua nga Prizreni ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, bazuar në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar të shtunën. Pos regjistrimit të një vdekjeje, në vend janë regjistruar edhe 17 raste të reja pozitive me COVID-19 nga testimi i 1774 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 112 qytetarë, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 531.

Deri tash në vend janë regjistruar 107 mijë e 571 raste pozitive. 2249 persona kanë humbur betejën me virusin.