Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Klinë-Gjakovë, dy në gjendje të rëndë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Si pasojë e aksidentit të sotëm në mes të dy furgonëve dhe një traktori, ka vdekur ngasësi i traktorit. Dy personat tjerë që kanë qenë me të janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, ka deklaruar Gashi.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gremnikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë.