Ozili arrin në Stamboll

Mesut Ozil ka arritur në Turqi, për të finalizuar marrëveshjen me skuadrën Fenerbahçe.

Klubi i Arsenalit, i ka dhënë leje Ozilit, për të udhëtuar në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të finalizoj kalimin e tij te Fenerbahçe.

32-vjeçari te Fenerbahçe do të transferohet si futbollist i lirë pasi ka shkëputur kontratën me londinezët.

Skuadra turke ka publikuar fotot e arritjes së Ozilit, që shihet si përforcim i madh në kampionatin turk.