Për një javë u shënuan 67 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë po vazhdon të rritet, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 persona.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot numri total i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 457. Në mesin e viktimave ka edhe të rinj.

Vetëm javën e fundit u shënuan gjithsej 67 vdekje.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot tha se numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend është i lartë.