Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 321 raste të reja me Covid-19.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.