Rekord i zi, vdesin 22 persona nga koronavirusi

Dita e sotme shënon shifrën më të lartë të viktimave që nga shfaqja e virusit në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve janë regjistruar 22 viktima nga COVID-19.

Me këtë rast numri i vdekjeve shkon në 1 mijë e 62 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.