Shega më e pasur me antioksidantë se çaji i gjelbër

Dimri ka ardhur dhe kështu është koha për t’u kënaqur me të gjitha prodhimet e freskëta dhe sezonale. Nga portokalli dhe mollët e ëmbla e deri tek karotat dhe fasulet, ne marrim një gamë të gjerë frutash dhe perimesh gjatë kësaj periudhe të vitit.

Përveçse janë të shijshme, secila prej këtyre frutave dhe perimeve sezonale është e ngarkuar me lëndë ushqyese thelbësore, dhe ka disa përfitime të shumta shëndetësore. Një tjetër frutë e mrekullueshme e stinës së dimrit është nari apo shega.

Sipas librit “Healing Foods” farat e kuqe të cilat gjenden brenda shegës, vlerësohen më shumë për vetitë e tyre antivirale dhe anti-bakteriale.

Përveç kësaj, shega është një frutë me pak kalori çka e bën atë një ushqim të përsosur për t’u ngrënë pa asnjë faj. Kjo nuk është e gjitha. Nutricionistët e famshëm pohojnë se shega mund t’ju ndihmojë të detoksikoni më mirë se çaji jeshil.

Këto janë 5 përfitime tjera shëndetësore të shegës:

Humbja e peshës

Siç u përmend më herët, shega është e ngarkuar me antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Këta faktorë ju ndihmojnë t’i largoni kilogramët e tepërta.

Lufton inflamacionin

Flavonolet antioksidante që gjenden në shegë, janë treguar se reduktojnë ndjeshëm aktivitetin e proteinave që shkaktojnë kushte inflamatore, si artriti.

Rrit hemoglobinën

Shega është një burim i pasur hekuri që ndihmon më tej në rritjen e qelizave të kuqe të gjakut në trup dhe rritjen e niveleve të hemoglobinës.

Promovon shëndetin e dhëmbëve

Vetitë antivirale të shegës mund t’ju ndihmojnë të mirëmbajtjen dhe përmirësimin e shëndeti të dhëmbëve.

Menaxhon presionin e gjakut

Sipas një studimi të botuar në gazetën “Clinical Nutrition”, pirja e lëngut të shegës çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut për më shumë se 12 për qind.