Sot, mot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa nga sot pritet të ketë rritje graduale në fushat termike.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.