Vëllai i zemëruar ndërtoi shtëpinë më të ngushtë në botë

Një shtëpi e çuditshme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, tregon se sa urrejtëse mund të jetë marrëdhënia midis vëllezërve. Në skajin më të gjerë, ndërtesa është 390 cm dhe 60 cm në pjesën më të ngushtë – 14 m në lartësi.

Prona, e cila është ndoshta më e ngushta në botë, u ndërtua në 1954, pasi dy vëllezër kishin trashëguar dy parcela afër njëri-tjetrit. Por prona e njërit nga vëllezërit u zvogëlua në mënyrë drastike nga një rrugë e re publike, dhe kur ai u përpoq që vëllai i tij të ndante më ndershëm dhe drejtë, ai refuzoi prerazi.

Vëllai fatkeq vendosi të hakmerret. Parcela e tij ishte zvogëluar në 120 m2, por ai vendosi të ndërtonte shtëpi katër katëshe.

Shtëpia bllokoi plotësisht pamjen nga deti ndaj vëllait koprrac, dhe vlera e parcelës së tij ra në zero.