Veseli takon drejtueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri veseli ka pritur në takim të mërkurën udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve, e themeluar së fundi nga bashkëshortet e dëshmorëve, Selver Maqkaj, Bedrush Gashit dhe Skender Latifit.

“Më gëzoi fakti, që këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë”.

“Premtova mbështetje dhe i sigurova se PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre, sepse e ka për obligim që t’iu dal në ndihmë familjeve që dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli.