11 të vdekur nga COVID-19

11 persona me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1073.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 478 raste të reja me COVID-19, derisa janë shëruar 690 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste, derisa ai i të shëruarve është gjithsej 27.143 raste.