1128 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 1128 raste të reja me COVID-19 nga 3082 teste të bëra.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe si pasojë se koronavirusit kanë ndërruar jetë 12 persona. Viktimat janë të moshës nga 44 deri në 76 vjeçare.

Po ashtu janë shëruar edhe 307 pacientë të shëruar. Atje për momentin janë 13 568 raste aktive me koronavirusin. Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shfaqur gjithsej 37 499 raste, ndërsa janë shëruar 22 835 qytetarë.

Në Maqedoni të Veriut deri më sot janë regjistruar 1096 viktima nga koronavirusi, shkruan Alsatm.