12 persona humbin jetën nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundi në vend 12 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë dy raste (78, 71 vjeç), Gjilan dy raste (80, 75 vjeç), Viti dy rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë një rast ( 75 vjeç), Vushtrri një rast (75 vjeç), Klinë një rast (81 vjeç), Kamenicë një rast (48 vjeç), Gjakovë një rast (84 vjeç), Podujevë një rast ( 72 vjeç).

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 1 mijë e 186 të vdekur.