13 viktima nga koronavirusi për në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi ua ka marrë jetën 13 qytetarëve në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bilancin e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shënuar 99 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 152 pacientë.