13186 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me COVID-19 kanë humbur jetën 2 mijë e 22 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 99 mijë e 536 raste nga 486 mijë 970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 84 mijë e 328 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 186 

“Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186“, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.