14 vjeçarja lind fëmijë në Pejë – zhduket personi me të cilin ishte duke bashkëjetuar

Një 14 vjeçare në Pejë ka lindur një fëmijë më 24 prill.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët deklarojnë se e mitura ishte duke bashkëjetuar tash e një vit me një person.


“Viktima e mitur 14 vjeç, më datën 24 prill ka lindur një fëmijë. Viktima deklaron se ka bashkëjetu 1 vit me një person. Personi është largu dhe nuk po dihet lokacioni. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.