​1482 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

1482 qytetarë në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona që nga marsi i 2021-tës kur edhe u shfaqen edhe rastet e para pozitive SARS CoV2 në vend.

Pozitivë me COVID-19 rezultuan 59 mijë e 304 persona.

Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 109 raste aktive me COVID-19.

Më së shumti raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës, ku vetëm në raportin e fundit në Prishtinë janë raportuar 116 raste të reja me COVID-19.