Sunny Hill Festival

15 vetura përplasen më njëra tjetrën në Prishtinë, 12 persona të lënduar (Foto)

Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona.

Sot rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, kanë  ndodhur 5 aksidente ku janë përfshirë 15 vetura.

Nga ky aksident 12 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për mjekim, raporton lajmi.net.

Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Kjo gjende si duket është krijuar nga reshjet e shiut që kanë rënë vazhdimisht që nga mëngjesi. Gjithashtu, reshjet e shiut kanë bllokuar disa rrugë në Prishtinë.