17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

78 pacientë të infektuar me virusin COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas njoftimit të publikuar, 17 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar, dhe 38 të tjerë janë me oksigjeno terapi.

Njoftimi i plotë:Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar.Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 750 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 72 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 19 lindje, 16 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 19 foshnje 10 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore..Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 13 operacione, ndërsa 330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,540 analiza.