18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Sot janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. 
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.