19 persona humbin jetën nga koronavirusi

19 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton këtë të diel se janë regjistruar 468 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Po ashtu për të njëjtën periudhë janë shënuar 683 raste të reja nga një mijë e 314 testime.

Në total në Kosovë deri më tash COVID-19 ka marrë një mijë e 106 jetë.

Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes.