Sunny Hill Festival

19 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar persona të infektuar me koronavirus, nga gjithsej 2733 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 177 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 103.143.

Numri total i rasteve aktive është 2.043, ndërsa i të vdekurve 2.243. MSH-ja ka njoftuar se numri i personave të vaksinuar deri më tani është 67.094, derisa brenda 24 orëve janë vaksinuar 2.318.