22 viktima dhe 561 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1901 teste, prej të cilëve 561 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Rastet pozitive janë në Shkup 271, Kumanovë 29, Dibër 2, Shtip 19, Prilep 33, Tetovë 26, Strugë 3, Veles 20, Manastir 17, Ohër 11, Kavadar 18, Gostivar 10, Gjevgjeli 15, Strumicë 32, Kriva Pallankë 3, Radovish 2, Krushevë 1, Koçanë 12, Probishtip 4, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 2, Berovë 8, Vinicë 1, Delçevë 1, Kratovë 03, Sveti Nikollë 5, Kërçovë 6, Resnjë 2 dhe Negotinë 4″ thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 22 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26,954, numri i personave të shëruar 18,627, i të vdekurve 919, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 7,408.