Xhavit Haliti

24-orësh i Policisë: 54 aksidente trafiku, një viktimë dhe mbi 1900 gjoba

Në 24 orët e fundit, në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 54 aksidente trafiku, ku një rast ka përfunduar me fatalitet, duke i marrë jetën një personi.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë, 20 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 33 raste të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete.

Përveç aksidenteve, Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 967 gjoba trafiku, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, mosvendosjen e rripit të sigurisë dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Në kuadër të aktiviteteve të saj operative, Policia ka njoftuar gjithashtu se 17 persona janë arrestuar, ndërsa 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat rrugore, të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe humbjes së jetëve.