296 raste të reja me koronavirus

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së mërkurës. Po ashtu është njoftuar për 296 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 319 persona.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1158 testime.

Rastet e vdekjes janë nga Prishtina (79 vjeç), Rahoveci (58 vjeç), Lipjani (78 vjeç), Klina (63 vjeç) dhe Vitia (65 vjeç). Nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 1225 persona si pasojë e COVID-19.

Janë regjistruar 47 mijë e 499 raste pozitive, ndërsa prej tyre janë 11 mijë e 318 raste aktive.

Të mërkurën, sa i përket rasteve pozitive prin Prishtina me 139 raste e ndjekur nga komunat: Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë.