379 raste të reja me koronavirus

Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e vdekjeve nga COVID-19 në 1450.

Rastet e vdekjes janë nga Kamenica (82-vjeç), Peja (82-vjeç), Prishtina (90-vjeç).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 379 raste pozitive nga testimi i 1733 mostrave. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 57 mijë e 696 nga testimi i rreth 220 mijë personave.

Sot janë regjistruar edhe 244 të shëruar, duke lënë numrin e rasteve aktive në 5515.

Njoftimi i plotë:


244 TË SHËRUAR DHE 379 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28 raste, Pejë 25 raste, Klinë 17 raste, Deçan 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Vushtrri 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Rahovec 8 raste, Gjakovë 7 raste, Podujevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Dragash 5 raste, Skenderaj 5 raste, Drenas 4 raste, Junik 3 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Graçanicë 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!