5 të vdekur nga koronavirusi


Pesë persona kanë vdekur të enjten si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 382 raste të reja pozitive me koronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.