61 persona të shëruar dhe një rast me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se është konfirmuar të premten vetëm një raste i ri me koronavirus në Kosovë. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 862.

“Sot më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar një (1) rast”, bënë të ditur IKSHPK-ja.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: Komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë).

“Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste”.

Po ashtu sot nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 77 vjeç nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020. “Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar nga data 27 prill 2020 dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt”.

Kurse, nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.