8 pacientë me koronavirus në Infektivë, një prej tyre në gjendje kritike


Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë ka publikuar edhe të dhënat e fundit nga Klinika Infektive rreth pacientëve që janë të shtrirë aty. 

Gjithsejtë në klinikë janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej tyre 8 janë të infektuar me COVID-19. 

Katër nga rastet e prekura me koronavirus janë në gjendje stabile, 2 me oksigjeno terapi dhe 2 të tjerë në mjekim intensiv ( një në gjendje kritike).

Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa janë shëruar 794 raste. 

Njoftimi i plotë i MSH’së:

 RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27/05/2020, janë të hospitalizuar 10 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Nga 8 pacientët me Covid 19:

• 4 raste janë në gjendje stabile.

• 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19.

(Burimi: K.Infektive, Autor: Dr. S.N)