83 raste të reja me koronavirus

83 raste të reja janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Në total numri i të infektuarve deri më tani në vendin tonë ka shkuar në 1833.

“Sot më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste”.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së, janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.

Sot më 18 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.916 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, shkruan Gazeta Stop.