9485 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga shkurti i vitit të kaluar, kur në Kosovë nisën testimet për COVID-19, e deri më sot, 527 mijë e 692 persona kanë kryer testin PCR.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga të gjithë të testuarit 104 mijë e 717 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me këtë virus. 

2 mijë e 153 persona që u prekën nga koronavirusi kanë ndërruar jetë, derisa 93 mijë e 79 u shëruan. 

Kështu, numri i raste aktive ka mbetur 9 mijë e 485.