Blerando është shpallur i preferuari i kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 2.
Duket se ngjarjet e fundit në këtë format e kanë forcuar më shumë banorin të jetë më aktiv dhe më i përfshirë në lojë.
Sa i përket atyre që u votuan më pak në këtë mes janë: Monika Salihu, Alby the Goat dhe Vesa Vllasaliu.
Konkurrentet kanë shkuar direkt në nominim, ku iu bashkuan edhe tre banorë të tjerë.
Të tjerët që shkuan në nominim me një zinxhir që u nis nga kapiteni i javës, Blerando, janë: Edona James, Lumbardh Salihu dhe Linda Halimi.
Kjo acaroi konkurrentët në fjalë dhe një reagim i ashpër u bë nga transgjinorja nga Suhareka.
Ajo u prek nga disa prej banorëve, me të cilët ka qëndruar më shumë, e që nuk e shpëtuan në këtë zinxhir.