Sot mbahet vazhdimi i 11-të i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nisi më 15 prill.
Deputetët pritet të mblidhen në orën 10:00.
Edhe kësaj radhe pritet që partia fituese ta vazhdojë përpjekjen për ta futur votimin e fshehtë – fillimisht me formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Të shtunën për herë të dhjetë të shtunën dështoi të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Seanca e së shtunës nisi me votimin për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë. Për krijimin e tij votuan vetëm 54 deputetë.
Kryesuesi Avni Dehari e mbylli seancën duke konstatuar mungesë kuorumi.