Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sot nga ora 16:15, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni në La Liga.
Ndeshja, që do të luhet në Stadiumin Olimpik Lluis Companys në Barcelonë, pritet të jetë një “El Clasico” i jashtëzakonshëm, që mund të përckatojë kampionin.
Barcelona kryeson tabelën me 79 pikë, ndërsa Real Madrid i ka 75 pikë. Një fitore për Barcelonënn do të ishte një hap i madh drejt titullit të kampionit, ndërsa fitorja e Real Madridit do ta mbante garën të hapur deri në fund.