Sunny Hill Festival

Amir Rrahmani mund të transferohet në Arabinë Saudite

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, mund të transferohet në Arabinë Saudite. Mediume të afërta me kampionin e Italisë, Napolin, kanë raportuar të mërkurën se disa klube saudite kanë shprehur interesim për Rrahmanin. 

“Amir Rrahmani është një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Arabinë Saudite. Klubet saudite janë të gatshme t’i ofrojnë një kontratë të favorshme ekonomike. 31-vjeçari ka shansin e fundit për një kontratë të majme”, shkruan “spazionapoli.it”. 

Te Napoli kanë nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin e Rrahmanit. Ai iu bashkua Napolit në vitin 2020, ndërsa ka fituar dy tituj të kampionit të Italisë. Ka qenë një prej mbrojtësve më të mirë në vitet e fundit në Serie A.