Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në një objekt në rrugën “Flaka e Janarit”, në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv, nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:30.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi tutje Ahmeti.