Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete ditën e premte në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se viktima dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë e pabanuar.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.