Bombarduesi i fshehtë Northrop Grumman B-2 Spirit, i njohur edhe si “Shpirti i Teksasit”, të përdorura dhe në operacionin “Midnight Hammer”, është mjeti ushtarak më i sofistikuar dhe më i përparuari në botë nga ana teknologjike.
Përveç këtyre, është gjithashtu dhe më i shtrenjti, 2.1 miliardë dollarë. Për këtë arsye, janë prodhuar vetëm 21 “B-2 Spirit”.
E pse është një “kryevepër” nga ana ushtarake, sërish mbetet një avion, që do të thotë se funksionon përmes një ekuipazhi.
Misioni i “B-2 Spirit” në Iran
Përgjatë mbrëmjës të së shtunës, deri orët e para të mëngjesit, këto avione sulmuan vendet bërthamore iraniane, atë të Fordoë dhe Natanz.
Hedhja e bombave mbi objektivat, zgjati më pak se gjysmë orë, por i gjithë misioni përfundoi pas 37 orësh fluturimi të pandërprerë. Këta bombardues të fshehtë, shërbejnë vetëm për të goditur objektiva që ndodhen mijëra kilometra larg nga baza e tyre në Ëhiteman, Missouri.
Që prej fundit të viteve 1990, kohë kur “B-2 Spirit” hynë në shërbim, operacioni i tyre më i gjatë shënon prej 44 orësh. Ky mision u zhvillua më tetor të vitit 2001, me objektivë në Afganistan.
Stafi i “B-2 Spirits”
Për këta bombardues, përzgjidhen padyshim njerëz shumë të aftë, shanset e të cilëve që të gabojnë janë shumë të pakta.
Operacionet e tyre janë të lodhshme, e u besohen vetëm një ekipi shumë të vogël e shumë të përzgjedhur.
Në total, më pak se 600 anëtarë të Forcave Ajrore Amerikane kanë fluturuar me një “Spirit”, për gati 30 vite.
Stërvitja e secilit prej tyre zhvillohet kryesisht në një simulator, në të cilin ata përballen me misione “virtuale” 24-orëshe: është shumë e kushtueshme të përdoren fizikisht “B-2” për stërvitje, duke pasur parasysh se çdo orë fluturimi korrespondon me një kosto prej 65 mijë dollarësh.
Kur bëhet fjalë për nisjen e një operacioni të vërtetë, mjekë të specializuar vlerësojnë gjëndjen e bordit lidhur me ushqyerjen dhe gjumin e tyre.
Si funksionon bordi brenda “B-2 Spirit”
E pse me rregulla të shumta, duket se bordit i lejohen ushqimet e preferuara, por me disa kufizime.
Për shembull, nëse piloti ka si ushqim të preferuar sanduiçin me mishin e gjelit të detit, nuk duhet të shoqërohet me djath.
Nuk lejohen kategorikisht erëzat në ushqime.
Lejohen mishi i tharë, ushqime të tjera të freskëta të mbajtura në një enë të vogël termike, të shpqëruara me fara luledielli, për të ruajtur kështu përqendrimin.
“Pushimet” e vogla për të frekuentuar tualetin, janë të pakta. Këto hapësira janë mjaft të vogla e jo praktike.
Edhe fjetja është po aq tensionuese, pasi pilotët, maksimumi një ose dy orë përpara, shtrihen me radhë tek një dyshek kampingu, i cili është vendosur në korridorin e ngushtë.
Hapësira “e banueshme” është mjaft i vogël, pasi ka vetëm dy vende: një në të djathtë për komandantin, i cili menaxhon armët dhe komunikimet ushtarake, e një në të majtë për vetë pilotin.
Pavarërisht të gjitha këtyre, bombardueset “B-2 Spirit”, mbeten ‘legjendat’ e hapësirës ajrore në aspektin ushtarak.