Sunny Hill Festival

Unejs Muzaqi – talenti i madh i futbollit nga Vushtrria 

Është vetëm 10 vjeç, por me ëndrra të mëdha dhe talent që nuk kalon pa u vërejtur! Unejs Muzaqi vjen nga Vushtrria – qyteti që ndër vite ka rritur emra të mëdhenj të futbollit, edhe ai po ecën fuqishëm në gjurmët e tyre.

Që në moshë të vogël, ai ka shfaqur interesin e veçantë për lojën më të bukur në botë – futbollin. Ai prej disa vitesh është pjesë e shkollës së futbollit “Elite Football Club” në Prishtinë, ku me përkushtim është duke u formuar si një lojtar i spikatur.

Talenti i tij, loja dhe driblimet me top në fushë e bëjnë Unejsin një prej futbollistëve më premtues të moshës së tij.

Ndryshe, ai së shpejti, do të jetë pjesë e “Prishtina Football Camp”, i cili do të mbahet nga 4 deri më 8 gusht në Prishtinë. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të treguar edhe më shumë, për të mësuar nga profesionistët dhe për të hedhur hapa të sigurt drejt së ardhmes së tij në futboll.