Sot deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 41-të për të përmbyllur seancën konstituive të Kuvendit.
Përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë treguar ndryshim qëndrimesh as pas konsultimeve që të mërkurën i kanë mbajtur me presidenten Vjosa Osmani.
Të martën ka numri i seancave të dështuara të Kuvendit për konstituim të legjislaturës së nëntë ka shkuar në 40.
Dështimi i së martës është shënuar gati një javë prej kur Gjykata Kushtetuese i ka obliguar deputetët me aktgjykim që brenda 30 ditësh t’i japin zgjidhje konstituimit të Kuvendit.
Seanca është shoqëruar me polemika mes kryesuesit, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive opozitare, të cilët në foltore nuk kanë propozuar emra për Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit porse i kanë kërkuar atij që “të ndalojë me shkelje kushtetuese”.