Sunny Hill Festival

Aksident me fatalitet në Duhël, motoçikletës i doli në rrugë qeni endacak

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku në Qafë të Duhlës në magjistralen Suharekë-Shtime të martën në mëngjes. Sipas policisë, motoçikleta në të cilën gruaja ishte pasagjere, humbi kontrollin pasi një qen endacak i doli në rrugë.

Në këtë rast u lëndua edhe drejtuesi i motorit.

“Sot rreth orës 06:57 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë. Sipas informacioneve fillestare një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimes në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qen endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur. Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se vdekja është konfirmuar në vendin e ngjarjes.