Sunny Hill Festival

Tragjedi në familjen Kelmendi: Pas humbjes së djalit, sot ndërroi jetë edhe babai

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Lutogllavë të Komunës së Pejës, ku brenda pesë ditëve një familje humbi dy anëtarë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

Arber Kelmendi, vetëm 35 vjeç, ndërroi jetë pesë ditë më parë në një aksident të rëndë që ndodhi në fshatin Nabërgjan të Pejës. Ai po udhëtonte bashkë me babain e tij, vllaun dhe një të afërt. Mehmet Kelmeni sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për plagët e marra në aksident.

Mehmet Kelmendi, 65 vjeç, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës për shumë vite. Humbja e dyfishtë e kësaj familje ka shkaktuar dhimbje të thellë tek banorët e fshatit dhe më gjerë.

Varrimi i të ndjerit Mehmet Kelmendi do të bëhet sot në varrezat e fshatit Lutogllavë në orë 17:00, përkrah të birit të tij, Arberit.