Sunny Hill Festival

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë  sot do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”.

Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton Telegrafi.

Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati.