Sunny Hill Festival

Markus Rashford kalon në Barcelonë

Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës. Katalanasit kanë arritur akordin me Mançester Junajtid, për transferimin e sulmuesit anësor.

Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barça.

Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.

27-vjeçari ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.