Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.
Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.