Sunny Hill Festival

Viktima e vrasjes në Hajvali – është 41-vjeçari Muhamet Matoshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Hajvali të Prishtinës. Viktima është identifikuar si 41-vjeçari Muhamet Matoshi, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Matoshi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërsa njësitë hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.

Për motivin e kësaj vrasjeje ende nuk ka informacione zyrtare.