Në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes Mati 1 në Prishtinë, uji nga rubinetët vazhdon të jetë i papijshëm. Shkak për këtë është niveli i lartë i manganit në furnizimin nga Liqeni i Badovcit – një problem që prej muajsh nuk ka marrë zgjidhje.
https://www.facebook.com/share/v/1AZGR3TNht/?mibextid=wwXIfrBanorët e lagjes janë të detyruar të blejnë ujë të pijshëm ose të presin dy herë në ditë autobotët e KRU “Prishtina” për t’u furnizuar me ujë bazik për jetesë. Ata shprehen të indinjuar që në kryeqytet, në shekullin XXI, duhet të përballen me një krizë të tillë elementare.
“Është e papranueshme që fëmijët tanë të rriten duke mos pasur qasje në ujë të pijshëm. Çdo ditë blejmë ujë, shpenzojmë më shumë, por askush nuk na jep një zgjidhje afatgjatë,” thotë një banor i lagjes.
Ndërkohë, institucionet kompetente ende nuk kanë ofruar një afat të qartë se kur ky problem do të zgjidhet, duke lënë banorët të jetojnë në pasiguri dhe varësi nga ujërat e blera dhe autobotët.