Vriten dy vëllezër në Malishevë, i dyshuar është dhëndri – gjithçka nisi pas një fjalosje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gullbovc të Malishevës.

Atje janë vrarë dy persona, që janë vëllezër.

Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen, zëdhënësi i Policisë, Lumni Graishta.

Zëdhënësi ka bërë të ditur se viktimat janë vëllezër, kurse i dyshuar është dhëndrri.

Ai bëri të ditur se i dyshuari është në arrati, por i njohur për Policinë. Në vendin e ngjarjes u gjet edhe arma e përdorur në rast.

“Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër, I dyshuari dhëndërr I tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, tha Graishta.