Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thirrur për sot seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026, me fillim nga ora 15:00.
Kjo seancë vjen pas protestave të transportuesve publikë e provatë, të cilët po kërkojnë pagat e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, ka shpresuar që në mbledhjen e jashtëzakonshme që do mbahet sot në Kuvendin Komunal në Prishtinë, do të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.
Gashi tha se kjo mbledhje është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës.
“Nëse nuk ka zgjidhje, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.